Arti Duararti është një personazhet më të dashur të qytetit të Elbasanit. Ai është mjeshtër i punës me torno, punë të cilën e ka kryer për gjysmë shekulli, e për këtë ka marrë dhe titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
50 vite punë mbi torno kanë qenë mëse të mjaftueshme që Eduart Dushkun i gjithë qyteti i Elbasanit ta njohin si Arti Duararti. Për Euronews Albania, Arti tregon se këtë profesion e ka mësuar nga bankat e shkollës e me pas nga bashkëpunimi me mjeshtrat e asaj kohe.
“Punën e kam nisur që në 73 në uzinën metalike, mekanikja e sotme”- tha Eduart Dushku
“Dhe aty kanë pas qenë ustallarë të mirë, shumë shumë të mirë dhe prej tyre unë kam marrë shumë mësime.”- shton ai.
Për Artin, pasioni ka qenë triumfues mbi vështirësitë që karakterizojnë këtë profesion.
“Kjo ka qenë një pune e vështirë por ne kishim ndjenjën e punës që nuk e linim dot, donim gjithmonë të merreshim me hekurat.
Për Arti Duarartin është e trishtë që këtë profesion që e zotëron në mjeshtëri nuk po e trashëgon tek i biri, e megjithatë puna e tij e përkryer do të mbahet mend gjatë, pasi emri
I Eduart Dushkut është i gdhendur në arkivat e njerëzve të vlerësuar nga pushteti vendor, pasi Bashkia e Elbasanit e ka vlerësuar atë me titullin ‘mirënjohja e qytetit’, certifikate kjo që prej tetorit të këtij vit qëndron e varur në murin e punishtes të Arti Duarartit.