Një 35 vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi. Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.T., 35 vjeç, banues në fshatin Papër- Sallak, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.