Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim S. T., 25 vjeç dhe S. I., 22 vjeç banues në Peqin.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjerin, më datë 21.02.2022, kanë vjedhur kabllon elektrike të ndriçimit të rrugës në Rrogozhinë. Këta shtetas iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme.