Arrestimi i pedagogëve në Elbasan, flet kolegu i tyre, Elior Vila: Ul imazhin e universitetit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, kanë arrestuar 6 pedagogë pranë Universitetit të Elbasanit.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazment Hodaj.

Elior Vila, petagog në Universitetin e Elbasanit nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ky është një lajm që nuk do të donim ta dëgjonim, në radhë të parë dhe se është kundër çdo lloji fenomeni të tillë apo të ngjashëm në formë apo përmbajtje nga çdo anëtar i stafit akademik.

“Në këto moment nuk do të doja as të paragjykoja as të mbroj dikë, por do të pres organet e drejtësisë për të sqaruar me tej situatën, sepse edhe për ne këtu ka qenë një lajm i papritur, pasi bëhet fjalë për një numër të madh petagogësh”- u shpreh Vila

 Fjala e tij:

“Ky është një lajm që nuk do të donim ta dëgjonim, në radhë të parë pasi ul imazhin e universitetit si një institucion i cili bazohet në ligje rregulla e moralin jo vetëm si institucion arsimor, por edhe edukues.

Megjithatë, ne jemi absolutisht kundër çdo lloji fenomeni të tillë apo të ngjashëm në formë apo përmbajtje nga çdo anetarë i stafit akademik.

Në këto momente nuk do të doja as të paragjykoja as të mbroj dike, por do të pres organet e drejtësisë për të sqaruar me tej situatën, sepse edhe për ne këtu ka qenë një lajm i papritur, pasi bëhet fjalë për një numër të madh petagogësh, baraz me numrin e anëtarëve të departamentit.

Sigurisht që nuk është një lajm aspak i mirë, bashkohem me atë që tha edhe profesori duhet të ketë ndoshta mekanizma më të mirë, stimulus ndaj pedagogëve dhe goditjes të këtyre fenomeneve të ngjashme.

Dua të them se dëshira për të studiuar në këtë vend ka shumë faktorë brenda dhe një nga këto është dhe fakti se shumë pedagogë kanë sakrifikuar për të dhënë mësim për këto kushte për të cilat edhe kemi protestuar e do e bëjmë sërish.

Megjithatë mendoj se ëshë një sistem i tërë me kolegë e profesorë që kontribojnë vazhdimisht në arsim e këto fenomene mendoj se nuk duhet të cënojnë atë imazhin e punës të të gjithë pedagogëve të ndershëm që përtej dhënies së mësimit, duhet të tregojnë edhe vlera morale”.

© SYRI.net