Sulmuesi i Kombëtares dhe Las Palmas në Spanjë, Armando Sadiku është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur Luisi, me bashkëshorten dhe foshnjën që gëzojnë shëndet të plotë. Ka qenë klubi spanjoll që ka ndarë lajmin, me Sadikun që “shënon” golin më të rëndësishëm në jetë.
Pas aventurës në Turqi dhe Bolivi, elbasanasi u rikthye në Spanjë pak muaj më parë, për të luajtur me Las Palmas në ligën e dytë. Tanimë me ardhjen në jetë të Luis, Sadiku do ketë një shtysë më shumë në fushë.
“Mirë se erdhe, Luis! Lojtari ynë Armando Sadiku dhe bashkëshortja e tij, Elona, kanë dashur të ndajnë lindjen e djalit të tyre. Mirë se erdhe në familje”, shkruan Las Palmas.