Prefekti i Qarkut të Tiranës Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi Gogu kanë qenë të ftuar në rubrikën më të re “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare të cilët kanë folur për marrëdhënien e tyre, jetën personale dhe profesionale. Bashkëshortja e tij ka treguar se mërzitet shpesh që ndonjëherë ai është shumë i zënë me punë dhe nuk merr vëmendjen e tij. Ajo nuk dëshiron që të merret me mesazhe dhe telefonata kur ai shkon në shtëpi.
Gjatë kohës kur Toni Gogu është në punë, Edi tregon se e kujton shpesh me mesazhe apo i çon ndonjë emoji me zemër. Në këto momente moderatori Ardit Gjebrea kërkon nga stafi telefonin e tij dhe e merr Anilën, bashkëshorten në telefon për t’i thënë se e do shumë.
Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty? Edi Gogu: Përpiqet, më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them “po sot?” (qesh). Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin të lutem. Më duhet të bëj diçka. ( Arditi telefonon bashkëshorten e tij në telefon).
Anila Gjebrea: Jam tek grimi. Ardit Gjebrea: Jo thjesht të mora për të të them të dua, kaq, mirupafshim. Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua. Edi Gogu: E shikon Ardit, me një fjalë! Ardit Gjebrea: Faleminderit. Toni Gogu: Është magjistare. /tvklan.