Arbër Hajdari dhe Emina Çunmulaj kanë treguar në emisionin Historia e Fundjavës në Klan Plus historinë e tyre të bashkëpunimin për të ndihmuar familje në nevojë. Drejtuesi i “Fundjavës Ndryshe” dhe modelja kanë treguar se si zgjedhin familjet që do të ndihmojnë. Çunmulaj u shpreh se është shumë e vështirë që të zgjedhësh mes disa familjeve, pasi të gjitha ato që do ndihmohen janë të varfra dhe kanë nevojë njësoj.
Si është përzgjedhja e familjeve që do të ndihmohen? Hajdari: Sa herë që Emina fut në program për të ardhur në Shqipëri, ne fillojmë dhe bëjnë gati planifikimin ditor për gjërat që bëjmë dhe ja dërgojmë për të ditur se çfarë e pret. Zakonisht vizitat janë 5-6 orë larg për të mbërritur në një vend. Pasi verifikojmë familjet që të mos jenë raste abuzive, i tregojmë Eminës historinë.
Historitë janë nga më të ndryshme, histori që për mendimin e tyre janë të fortë, që nuk e kanë shitur integritetin e tyre. Edhe pse janë të varfër shtëpinë e kanë të pastër. Kjo që po bëjmë ne është e jashtëzakonshme dhe për një element tjetër. Jo vetëm nga ana materiale, por dhe për shpresën që u japim njerëzve. Dikush mendon për ta, kjo është shumë e rëndësishme në momente të caktuara.
Çunmulaj: Të them të vërtetën është shumë e vështirë kur Arbri dhe ekipi i “Fundjavës Ndryshe” mbledhin familjet dhe më thonë zgjidh tani. Është një gjë shumë e vështirë, ka shumë… nuk di as si ta shpejgoj. Është një ndër gjërat më të vështira që mund të bësh, të zgjedhësh një familje që të… është si një lojë, kjo nuk është normale. Kjo është njësoj si një fëmijë që do zgjedh për të ngrënë mollën apo dardhën. Është shumë e vështirë, se të gjitha janë në kushte të vështira. /tvklan