Mbrëmjen e djeshme në Post Big Brother VIP, ish-banorët komentuan vendimin e Donaldit për të mos marrë pjesë. Në media u përfol se shkaku ishte se vlonjati e shihte veten fitues, jo Ilirin.
Kjo ishte revolta e tij, e shprehur në këtë formë. Einxhel Shkira komentoi vendimin e tij, duke thënë se kishte parë te Donaldi një vetëbesim se do të fitonte.
“Është normale që të mërzitej, sepse secili nga ne nuk vajti deri në finale që të mos fitonte. Por interesi im ishte nëse ai do të kontestonte atë që fitonte. Dhe përgjigjja e tij është më se e qartë që kushdo që ta fitojë e ka merituar, sepse fituesi nuk kontestohet”, tha Einxhel.
“Kur ka dalë nga shtëpia, mund të ketë pasur ato mendime, sepse ka parë se sa njerëz e kanë përkrahur. Këtë gjë mund ta them dhe unë, por kjo nuk është në dorën time, Ilirit apo Donaldit”, tha Einxhel.
Teksa po komentonte çmimin e madh, Arbana ndërhyn dhe i thotë Einxhelit: “Mesa duket i paska patur 100 mijë euro, kështu që…”. Fjalia e saj i referohej zotimit të Donaldit, se me 100 mijë euro do të ndërtoje 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.
“Epo, mesa duket nuk i paskan interesuar vërtet 100 mijë euro. Më erdhi shumë keq, sepse rrugëtimi që bëri nuk duhet të ishte hedhur poshtë për një logjikë. Të gjithë kemi marrë diçka me shumë se një çmim. Jeta jonë ka ndryshuar”, shtoi Einxhel.