Negativizimi nga COVID nuk është Ƅetejë e fituar. Pasojat mund të shfaqen edhe pas 4 javësh. Problemet më të mëdha shkaktohen në tru. Mjekja neurologe Entela Basha, tha në një intervistë se 30% e të shtruarve aktualisht në pavijonin e neurologjisë, janë pacientë të cilët kanë dalë nga spitalet covid.
“Vihen re disa sëmundje të tjera, pas javës së 4-8, pas kalimit të COVID, që janë të lidhura me tromboza në organe të ndryshe. Në shërbimin tonë neurovascular, mund të themi që 30% e pacientëve që kemi aktualisht të hospitalizuar, janë pacientë të cilët e kanë kaluar Covid para 4 deri në 8 javë përpara”, u shpreh mjekja.
Basha tregon shkaqet, pse ndodhin këto problem pas negativizimit nga virusi. “Ajo që kemi vënë re, te pacientët që kanë ardhur, nuk e kanë vazhduar terapinë e sugjeruar nga specialistët, duke shkaktuar ndryshime në atë që populli e quan trashje të gjakut, dhe duke u bërë shkak për pjesën e trombozave”, tha Basha. Një nga problemet e tjera që shkakton COVID, është tjetërsimi i nuhatjes. Më rrallë ndodh ndryshimi I shijes. Këto pasoja janë te pacientë të cilët e kanë kaluar COVID në stad të lehtë.
v“Pacientët që e kanë kaluar COVID, ose janë në fazat e fundit të rikuperimit, vënë re se nuhasin aroma që nuk janë në ambientin që i rrethon. Është ende herët për të dalë në konkluzion nëse ky virus vërtet shkakton probleme të bulbido-faktor, I cili është përgjegjës për nuhatjen, apo është thjeshtë ndoshta një gjetje rastësore”, tha mjekja Entela Basha për “ABC Neës”. Mjekja bën apel që të shëruarve që nuk i është rikthyer pas një kohe të gjatë nuhatja dhe shija, të konsultohen me neurologun, pasi mund të kenë probleme të cilat ŗrezikojnë shëndetin.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.