Anti-Elbasani, Soler “gozhdohet” në stolin e Tiranës. Verdheblutë duhet të sajojnë formacionin

Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, ka vendosur të aktivizojë formacionin që ka treguar më shumë siguri dhe performancë në ndeshjet e fundit, duke ruajtur strukturën bazë të ekipit. Portieri i zgjedhur do të jetë Tafasi, i cili do të mbrojë portën e bardhebluve nga minuta e parë dhe pritet të luajë një rol kyç në menaxhimin e situatave të rrezikshme. Në mbrojtje, nga e djathta në të majtë, do të luajnë Haxhiu, Dembele, Valerianos dhe Vera.

Ky repart ka treguar stabilitet në ndeshjet e fundit dhe pritet të jetë i vëmendshëm ndaj sulmeve të Elbasanit, duke siguruar mbrojtjen e zonës para portierit. Në mesfushë, Bordin ka zgjedhur një kombinim të fuqisë dhe kreativitetit. Lleshi dhe Ismajli, ky i fundit kthehet titullar pas një periudhe të gjatë mungese, do të jenë dy lojtarët kryesorë për ndërprerjen e aksioneve kundërshtare dhe organizimin e lojës nga mesfusha. Shtohet edhe Zhuniori, i cili ka luajtur mirë edhe në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe pritet të ndihmojë në menaxhimin e ritmit të lojës. Në sulm, trajneri do të aktivizojë Tabeku, Falaje dhe Fernandez, të cilët pritet të jenë protagonistët kryesorë në krijimin e rasteve dhe finalizimin e aksioneve.

Ian Soler dhe Tsone Patstasia do të jenë në stol, duke ofruar opsione të rëndësishme për Bordin në rast nevoje për rotacion ose për të ndryshuar ritmin e lojës gjatë ndeshjes. Mungesa e vetme e formacionit është Rafael, i dëmtuar prej dy javësh, por trajneri ka bërë përshtatjet e duhura për të ruajtur ekuilibrin dhe agresivitetin e skuadrës. Ky formacion tregon qartë strategjinë e Bordin për të ruajtur stabilitetin, ekuilibrin dhe kontrollin e lojës, duke besuar te lojtarët më të përgatitur dhe me eksperiencë. Trajneri synon jo vetëm të marrë pikë, por edhe të shohë performanca të qëndrueshme dhe reagime të mira nga lojtarët në sfidat vendimtare të javëve në vazhdim.

Verdheblutë duhet të sajojnë formacionin

Elbasani do të ketë së paku dy mungesa të sigurta për këtë ndeshje për shkak të kartonëve. I pari është mesfushori Abas Ibrahim, që doli me të kuqe në ndeshjen me Bylisin, ndërsa sulmuesi Fatjon Bunjaku ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë. Dy mungesa të rëndësishme për Gvozdenoviçin që duhet të bëjë llogaritë pa ta. Nga ana tjetër janë në mëdyshje sulmuesi i krahut, Karim Loukili, që vijon me faën e rikuperimit dhe Emir Azemoviç që la fushën i dëmtuar në ndeshjen me Bylisin. Gjsta janë që serbi të mos bëjë shumë ndryshime nga ndeshjet e deritanishme, duke i besuar një mbrojtje me katër dhe vetëm me një sulmues të deklaruar, ku dilema është një mes Lleshit dhe Tsaguesë.

PANORAMASPORT.AL