Sunday , August 17 2025

Ansambli Popullor ndez sheshin Geshsher me tingujt dhe vallet shqiptare

Mbrëmjen e djeshme, sheshi kryesor i qytetit u kthye në një skenë të hapur arti, ku kultura dhe tradita shqiptare ndezën skenën. Ansambli Popullor, i njohur për interpretimet e tij autentike dhe mjeshtërore, solli një program të pasur me këngë e valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për qindra qytetarë të pranishëm.

Tingujt e çiftelisë, lahutës, fyellit e dajres u ndërthurën me zërat e fuqishëm të këngëtarëve dhe me ritmin energjik të valleve popullore, duke sjellë një tinguj muzikor nga veriu në jug të vendit. Kostumet tradicionale shumëngjyrëshe, të punuara me kujdes dhe dashuri për trashëgiminë tonë, i dhanë skenës një pamje magjike, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, sidomos të fëmijëve që shikonin me admirim.

Publiku u përfshi plotësisht, duke duartrokitur çdo performance, duke kënduar bashkë me artistët e madje duke hedhur valle.

Ky aktivitet, i mbështetur nga bashkia Elbasan, është pjesë e programit kulturor të muajit gusht në qytetin tone. Ansambli Popullor tregoi edhe një herë se arti popullor mbetet një pasuri e çmuar që na bashkon dhe na bën krenarë për identitetin tonë.