Thursday , May 8 2025

Anëtarësimi në BE, Rama jep lajmin: Do të ishte një rekord…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë lajmin se një grup-kapitull tjetër u aprovua për t’u hapur për vendin tonë.

“Mos e mbani në shtëpi, t’a nisin zarfin, sepse më 11 maj kanë mundësinë të jenë pjesë e këtij takimi të madh me historinë, historinë tonë europiane.

Grup kapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur, kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, që bëjnë 24, mbeten dhe 11 për t’u hapur, kam besim dhe shpresoj që me fuqinë e re të majit do të hapim edhe ato 11 të tjera brenda këtij viti, kështu që ky do të ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjithë në një vit dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat ne 3 vite. Kemi 2027 si afat dhe fati europian është në duart tona”, tha kreu i qeverisë në një komunikim të tij.