Ana Kokoneshi shkëlqen në “Podgorica Open 2025”, dy medalje për sportisten elbasanase

Sportistja elbasanase Ana Kokoneshi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u dalluar në turneun e përvitshëm të ping pongut “Podgorica Open 2025”, i zhvilluar në Mal të Zi më 20–21 dhjetor.

Në këtë kompeticion me pjesëmarrje të gjerë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, Ana arriti rezultate të shkëlqyera:

Vend i dytë në kategorinë U13

Vend i tretë në kategorinë U15

Këto arritje janë fryt i punës së palodhur, disiplinës dhe talentit të sportistes së re, e cila po përfaqëson me dinjitet Elbasanin dhe sportin shqiptar në garat ndërkombëtare.

Suksesi i Anës Kokoneshi konfirmon potencialin dhe zhvillimin e sportit të ping pongut në Elbasan, duke shërbyer edhe si frymëzim për të rinjtë që ndjekin rrugën e sportit.