AMEL sjell natyrën në shkolla — së shpejti projekti i ri edukativ i mbështetur nga bashkia Elbasan

Në Laboratorin e mirëqenies “AMEL”, ku Beni dhe Lindita me pasion e profesionalizëm studiojnë dhe krijojnë produkte medicinale e kozmetike me bazë bimët e natyrës, lindi një ide që po kthehet në projekt inovativ për shkollat e Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh se:

“Eksperienca frymëzuese e laboratorit ‘AMEL’ na shtyu që, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të nisim shumë shpejt një projekt pilot që do të sjellë më pranë natyrën në shkollat e qytetit. Nxënësit do të kenë mundësinë të njohin bimët medicinale përmes minihabitateve mësimore, të mësojnë për përdorimin e tyre dhe të krijojnë produkte të thjeshta duke ripërdorur mbetjet, si një mënyrë konkrete për të kultivuar dashurinë ndaj tokës dhe për t’u njohur me konceptet e ekonomisë qarkulluese.”

Ky projekt edukativ synon të ndërthurë shkencën, kreativitetin dhe qëndrueshmërinë, duke u bërë një shembull frymëzues për brezin e ri.