Almeda Abazi vendosi që mbrëmë t’u kushtonte pak kohë ndjekësve të saj në rrjete sociale. Bukuroshja shqiptare bëri një bashkëbisedim me ta në Instastory dhe ndonëse pjesa më e madhe e pyetjeve lidheshin me shtatzëninë, nuk munguan as ato për të kaluarën e saj. Dikush i kërkoi të publikonte një foto nga fëmijëria dhe aktorja ia ka plotësuar dëshirën.
Ajo ndau me të gjithë një foto të vjetër bardh e zi, ku shfaqet në plazh, buzë detit. Për më tepër, Almeda shihet me flokë të shkurtër dhe me balluke. Ish-missi do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë, teksa aktualisht është në muajin e 5-të të shtatzënisë.
Ajo është martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka edhe një djalë. Efehan (emri i djalit) do të bëhet me një motër, së cilës Almeda dhe partneri i saj ia kanë zgjedhur që tani emrin: Alina.