Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ali Musliu është emëruar Prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së qeverisë, me propozim të Ministrit të Brendshëm dhe ka hyrë në fuqi menjëherë e do të botohet në “Fletoren zyrtare”. Musliu zëvendëson në këtë pozicion Majlinda Perriun, e cila është edhe pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.
Musliu është një kandidaturë Intelektuale qe pason znj Mjalinda Perriu. Zoti Musliu u zgjodh në këtë detyrë pasi prej 30 vitesh militon në Partine Socialiste dhe është anëtar i Këshillit Bashkiak
Emërimi i Musliut vjen në një kohë kur qeveria ka forcuar rolin e prefektit, sa i takon koordinimit të trupës së emergjencave civile.