AKU inspekton 32 subjekte në Qarkun e Elbasanit. Çfarë u konstatua?

Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan ka zhvilluar inspektime në 32 subjekte në qarkun e Elbasanit dhe në asnjë rast nuk ka pasur shkelje. AKU Elbasan vazhdoi me inspektime dhe monitorime në bashkitë Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd. Në bashkëpunim me institucionet e tjera pjesë e taskforcës, Drejtoria e AKU Elbasan kishte në terren 4 grupe inspektimi të vetat dhe 2 grupe në bashkëpunim me ISHSH Elbasan”, njofton AKU.

“Janë monitoruar nga grupet inspektuese 22 subjekte: 15 markete ushqimore, 3 dyqane mishi, 2 furra buke, 1 me aktivitet pjekje bluarje tregtim kafeje dhe 1 baxho. Inspektime të përbashkëta me ISHSH janë 10: 7 markete ushqimore dhe 3 furra buke. Konstatohet se në subjektet e inspektuara dhe monitoruara gjatë shërbimit, personeli ishte i pajisur me masa mbrojtëse si maska, doreza dhe zbatohej distanca sociale në zbatim të Aktit normativ nr. 3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Gjatë inspektimeve nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit ne fuqi”, bën me dije Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Kontrollet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vijim në mënyrë intensive, jo vetëm për të kapur shkelësit e masave, por edhe për të bërë të mundur që qytetarëvë t’u shërbehet në mënyrë rigoroze dhe të drejtë.