Aktivitet letrar në Bibliotekën “Qemal Baholli”, shkrimtari Xhevahir Lleshi dhuron disa tituj librash

Në ambientet e Bibliotekës Publike “Qemal Baholli” u zhvillua një aktivitet letrar kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit të njohur Xhevahir Lleshi.

Gjatë takimit, autori ndau me lexuesit pjesë nga veprat e tij dhe i dhuroi bibliotekës disa tituj librash, duke pasuruar më tej fondin letrar të institucionit.

Në këtë veprimtari morën pjesë ish-drejtoresha Drita Cankja, si dhe Aldion Cela, Astrit Hykaj dhe Feta Biza, të cilët vlerësuan kontributin e autorit në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

 Biblioteka “Qemal Baholli” i shpreh mirënjohje të veçantë z. Xhevahir Lleshi për dhuratën, bashkëpunimin dhe dashurinë e tij për librin dhe lexuesin.