Aksion pastrimi në zonat e mbrojtura në Elbasan, ministri Jaupaj apel qytetarëve: Mos lini mbetje pas

Kukësi, Elbasani dhe Gjirokastra ishin në fokus të një aksioni pastrimi gjatë fundjavës në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit, Saimir Jaupaj, bëri të ditur se ndërhyrjet u kryen nga Administratat e Zonave të Mbrojtura në terren, me synim pastrimin dhe ruajtjen e këtyre hapësirave natyrore.

“Natyra na dhuron peizazhe të mrekullueshme, ndërsa detyra jonë është të kujdesemi për to duke mos lënë mbetje pas”, u shpreh ai.

Në terren kanë qenë Administratat e Zonave të Mbrojtura, të cilat vijojnë pastrimin në parqe kombëtare, peizazhe dhe monumente natyrore, me fokus ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e zonave me potencial ekoturistik.

Në këtë nismë janë përfshirë edhe nxënës dhe banorë të zonave, duke dhënë një shembull konkret bashkëpunimi për mjedisin.