Monday , August 18 2025

Aksion pastrimi në institucionet arsimore, bashkia Elbasan nis përgatitjet për vitin e ri shkollor      

Tre javë para nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Elbasan ka nisur një aksion të gjerë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha çerdheve, kopshteve dhe shkollave të qytetit.

Ky aksion synon që fëmijët të rikthehen në ambiente të rregulluara, të sigurta dhe higjienike, duke krijuar kushtet e duhura  për një nisje sa më të mbarë të vitit shkollor. Përveç pastrimit, po punohet edhe për lyerjen dhe  riparimin e klasave, si edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Punonjësit e Agjenisisë së Shërbimeve Publike ( ASHP)  janë shpërndarë në çdo  institucion arsimor të qytetit për të siguruar që e gjithë infrastruktura të jetë  gati për të mirëpritur fëmijët.

Fillimi i vitit të ri shkollor  do t’i gjejë nxënësit mësuesesit  dhe edukatorët në një  mjedis të sigurt, të pastër dhe të përgatitur për një rrugëtim të suksesshëm shkollor.