Aksion i befasishëm policor në Elbasan. Arrestohen 2 eksponentë të krimit

Një operacion policor është zhvilluar së fundmi në qytetin e Elbasanit. Bëhet me dije se policia ka arrestuar 2 persona të cilësuar si eksponentë të botës së krimit.

Personat e arrestuar ndodheshin në afërsi të një biznesi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgjik. Deri më tani nuk dihen më tepër detaje ndërsa pritet një reagim nga Policia e Elbasanit për të sqaruar rrethanat e operacionit.

/Shqiptarja/