Saturday , May 10 2025

Aksidentohet një 8-vjeçar në Elbasan, shoferi procedohet penalisht

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Lublin Dilja”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi L. M., 33 vjeç, ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar.

Fatmirësisht, i mituri ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të mjetit, ndërsa po vijon hetimet për rrethanat e aksidentit.