Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, rreth orës 01:30 pas mesnate, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.
Dyshohet se automjeti që ka shkaktuar aksidentin është i tipit “Porsche”.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.