Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur disa minuta më parë pranë Metalurgjikut, në Elbasan. 3 automjete janë shkatërruar nga përplasja e fortë me njëra-tjetrën, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit. Siç raportohen nga vendngjarja, janë plagosur dy persona, një ka përfunduar me gjymtyrë të thyera
Sipas policisë, janë përplasur: mjet tip “Benz” që drejtohej nga 62-vjeçari me iniciale E.K., mjeti tip “Toyota “, që drejtohej nga 36-vjeçari me iniciale Sh.B. dhe mjeti tip “Audi” , që drejtohej nga 43-vjeçari me iniciale J.Sh.
Për pasojë, 62-vjeçari E.K. dhe një fëmijë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë personat e bllokuar nga makina.
Mjetet janë shkatërruar totalisht, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal.