FOTO ARKIVA

Aksidenti me vdekje në vend, viktima një vajzë 18-vjeçare/ Emri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qerret-Durrës, ku një automjet tip Mercedez ka përplasur 3 këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se ka humbur jetën 18-vjeçarja Floriana Kolgjini. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë, një prej të cilëve motra e viktimës. Nga raportimet mësohet se viktima u godit nga automjeti sapo zbriti nga një furgon, ndërsa ishte nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme.

 “Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.