Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve për aksidentin me vdekje të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Përparim, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku humbi jetën një këmbësor.
Raportohet se në pranga është vënë drejtuesi i fugonit që shkaktoi vdekjen Baftjar Debrova dhe drejtuesi mjetit të pastrimit Përparim Bufi.
Mësohet se viktima është Kadri Dedej, i cili thirrej edhe Bedri, i cili dyshohet të ketë qenë punonjës i pastrimit.
“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme.