Lidhur me aksidentin e djeshem rrugor në aksin Elbasan-Peqin, ku ndërruan jetë nënë e bir, tre të lënduarit e tjerë janë dërguar tek spitali i Traumës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.
Nga ngjarja e rëndë ndërruan jetë Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini, 55 vjeçe, nënë e bir.
Viktimat ishin tregtarë ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës”, në Bradashesh.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës (2 mars), ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.