Tuesday , May 6 2025

Aksidenti fatal në Elbasan-Librazhd/ Kush është shoferi që humbi jetën (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur rëndë. Njëri prej drejtuessve të mjeteve, Ferit Agushi, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërsa shoferi tjetër, Nesti Dajçi, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se përplasja është shkaktuar nga shpejtësia e lartë dhe mungesa e kontrollit të mjetit.