Aksident tragjik në vendin tonë/ Përplasen tri makina, 1 i vdekur

Tri makina janë përplasur rreth orës 08:30 në dalje të Vorës, duke shkaktuar një aksident tragjik.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç, ndërsa dy pasagjerë në automjetin e tij kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.