Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e së hënës në hyrje të qytetit të Gramshit, pranë fshatit Qerret.
Mësohet se janë përplasur dy automjete, ndërkohë raportohet se një 50-vjeçar ka humbur jetën.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe dy të plagosur, të cilët po transportohen për në spital.
Policia po shkon drejt vendngjarjes./abcnews.al