Një i mitur, 12 vjeç, ka mbetur i plagosur mëngjesi e sotëm, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua te kthesa e Krastës, ku një kamionçinë përplasi 12-vjeçarin. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.