Aksident në Elbasan, makina bie përmbys në Zaranikë

Një aksident ka ndodhur pranë lagjes ‘Skënderbej’ në Elbasan ku një makinë ka përfunduar në përroin e Zaranikës.

Siç e tregojnë pamjet, makina ka rënë përmbys. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.