Një aksident është regjistruar sot në Elbasan, ku n jë autobus ka përplasur një kalimtar.
Personi i aksidentuar, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një autobus udhëtarët.
Fill pas aksidentit personi i plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se ka marrë dëmtime të lehta. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë.
(BalkanWeb)
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.