FOTO ARKIVA

Aksident në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Pasagjerët dërgohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Sipas njoftimit të policisë mjetet e aksidentuara janë një tip “Benz” i cili drejtohej nga një 58 vjeçar dhe një mjet tip “Audi” i cili drejtohej nga një 30 vjeçar. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip benz të cilët janë dërguar mënjëherë në spitalin Rajonal të Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2021, rreth orës 16:26., në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.V., 30 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasit, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.