Aksident në aksin Prrenjas – Librazhd, humb jetën një person

Një person që ende nuk është identifikuar nga Policia, ka humbur jetën sot më datë 21.12.2021, rreth orës 5 : 30., në aksin  Prrenjas – Librazhd, në Prrenjas Fshat.

Një makinë “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh, 36 vjeç, banues në Tiranë, e ka përplasur shtetasin e paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend”, njoftoi policia.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.