Një tjetër aksident është shënuar këtë të dielë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në urën e Pishkashit, konkretisht midis Prrenjas fshat dhe Pishkash. Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë rrëshkitja e gomave duke qene se po bie shi në zonën në fjalë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.