Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në Murrash. Një makinë është përplasur me një kamioçinë.

Si pasojë, janë plagosur një punëtor i kompanisë së rrugëve dhe dy pasagjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.