Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Librazhd – Elbasan, në kthesën e Murrashit.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim më të specializuar
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.