Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, Benz-i përfundon i përmbysur në rrugë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në vendin e njohur si “Kthesat e Murrashit”, një segment i konsideruar me risk për shkak të kthesave të forta dhe qarkullimit të dendur.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi u bllokua përkohësisht, deri në largimin e mjetit nga rruga.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohen të dëmtuar rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, veçanërisht në segmente rrugore me kthesa të theksuara si ai i Murrashit.