Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur Vidhas. Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një autobus.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëmtimin të autoveturës, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca që kanë transportuar të dëmtuarit për trajtim mjekësor.
Ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin apo gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/vizionplus.tv