Aksident në afërsi të markatës së qytetit të Elbasanit. Motorristi përplaset me taksinë.

Një aksident rrugor nga ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Thoma Kalefi” në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të markatës, ku një motor është përplasur me një taksi të parkuar. Sipas informacioneve të para në vendin e ngjarjes mësohet se motoçiklisti ka shmangur një biçikletë dhe për pasojë ka goditur një taksi.

Autoambulanca ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe ka dërguar motoçiklistin e plagosur në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.