Aksident i rëndë në Unazën Jugore të Elbasanit, motorri përplas këmbësorin.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit, ku një motorr ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, si drejtuesi i motomjetit, ashtu edhe këmbësori kanë mbetur të dëmtuar rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e rëndë.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor është vështirësuar për disa minuta, ndërsa policia ka marrë masa për normalizimin e trafikut.