Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin.Sipas të dhënave paraprake 63-vjeçari, Xhelal Toli, që udhëtonte me motor, humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga. Si pasojë e plagëve të rënda ai ndërroi jetë. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Gjocajt, ndërkohë që grupi hetimor po heton për zbardhjen e shkaqeve.