Thursday , June 5 2025

Aksident i rëndë në Elbasan. Disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e sotme në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në Elbasan

Raportohet se në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike, pasi ka marrë fraktura në kokë.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.

Më shumë detaje për gjendjen e të lënduarve dhe rretjanat në të cilat ndodhi ky aksident priten në në vijim. Ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike.