Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, ku 2 persona humbën jetën ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur.
Në aksident janë përfshirë dy automjete: një makinë tip Benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.
Ky i fundit, së bashku me disa pasagjerë, është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.