Aksident i rëndë në Durrës/ Makina bie nga ura, një 18-vjeçare humb jetën dhe 3 të tjerë plagosen

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e së enjtes (15 janar) në Durrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka rënë nga mbikalimi.

Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe.

Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu drejtuesi i automjetit, A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026,  te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.