Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, ku si pasojë një shtetas ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Sipas informacionit zyrtar, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Nga përplasja, drejtuesi M. A. ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shtetasja M. F. ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në një rast tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 43 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.