Aksident i 3-fishtë në Elbasan, ka të plagosur

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në aksin Elbasan-Tyneli i Krrabës.

Burime nga vendngjarja bënë ne dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara.

Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volksëagen me drejtues shtetasi një shtetas turk.

Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.