Thursday , April 24 2025

Agron Llakaj ka sot ditëlindjen, postimi prekës ku kujton bashkëshorten e ndjerë: Ti nuk je këtu, nuk e festoj dot…

Aktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, feston sot 65 vjetorin e lindjes. Mëngjesin e kësaj të enjte, ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku në ditën e tij të veçantë ka kujtuar bashkëshorten e ndjerë.

Llakaj shprehet se ‘për herë të parë, ditëlindja e kësaj moshe më duket si një numër i zbrazët’. Kjo për shkak se nuk ka pranë bashkëshorten e tij, Kostandina.

“Nuk je Ti, që me dritën e syve të tu në tryezën e festës, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë. Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur”, shkruan aktori i mirënjohur.

Llakaj shton se këtë ditë e kthen në një ditë falënderimi për Kostandinën.

Postimi i Agronit:

24 Prill 2025

E dashur dhe e shtrenjte, Kostandina,

Unë sot 65 vjeç… por për herë të parë, ditëlindja e kesaj moshe më duket si një numër i zbrazët. Sepse Ti nuk je këtu. Nuk je këtu që të qeshësh mes nesh si cdo here, kur ndiznim atmosferen me te qeshura pa fund, nuk je Ti, qe me dritën e syve të tu në tryezën e festes, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë.

Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur.

Por e kthej në një ditë falënderimi për Ty – për dashurinë që më dhe, per femijet, familjen dhe jetën që ndërtuam, për gjurmën që le ne shpirtin tim.

….dhe une vazhdoj te jem ende këtu, duke ecur ngadalë drejt mbrëmjes së jetës, me emrin tënd në çdo hap, me ty në çdo frymë.

Përgjithmonë yti,

Agroni.