Adi Qose do të mbajë postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Elbasan. Ai zëvendëson në këtë post Artur Gunin, një tjetër profesionist që ka lënë gjurmë kudo ku ka drejtuar.
30-vjeçari Adi Qose ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Elbasanit duke qenë në krah të kryetarit Gledian Llatja. Adi Qose ka spikatur mjaft në aftësitë e tij menaxhuese dhe në detyrat që ka mbajtur më herët.
Qose ka falenderuar kryetarin Llatja për mundësinë e dhënë dhe se do të vijojë të jetë në shërbim të çdo qytetari të Elbasanit.
“Tre vjet në krah të kryetarit Gledian Llatja ishin privilegj. Me përkushtimin maksimal ndaj qytetarëve, me Gledin dhe të gjithë ekipin e palodhur të bashkisë punuam që qyteti ynë të ecte përpara në çdo aspekt të jetës së tij.
Kanë qënë vite të mbushura plot sfida të cilave kemi arritur tja dalim mbanë të gjithë bashkë.
Një falenderim shumë i përzemërt për kryetarin Gledin që më besoi të isha në krah të tij. Gjithashtu mirënjohje për të gjithë skuadrën që sëbashku çuam përpara ambicjen për Elbasanin tonë.
Do vijoj të jem në shërbim të çdo qytetari të Elbasanit, por tanimë në një detyrë dhe përgjegjësi të re”- shkruan Qose.